Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vizitat në qendrën e paraburgimit në Hagë për ish krerët e UÇK-së, vazhdojnë kufizimet

GD
Gazeta Demos25 mars 2026 në 21:21
Vizitat në qendrën e paraburgimit në Hagë për ish krerët e UÇK-së, vazhdojnë kufizimet

Nga 19 shkurti, rasti ndaj katërshes së UÇK-së, konsiderohet i përfunduar.

Palët janë në pritje të verdiktit të Gjykatës Speciale për akuzat për krime lufte.

Katërshja vazhdon të qëndrojë në qendrën e paraburgimit në Hagë, pas refuzimeve të njëpasnjëshmeve të lirimit me kusht.

Përpos kësaj kërkese, ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit e Selimit, po kërkojnë që masat kufizuese të vizitave të zhbëhen tani që procedurat kanë përfunduar.

Mirëpo, krejt ndryshe mendon Prokuroria e Specializuar.

“Sa i përket nivelit të rrezikut, nuk ka ndonjë ndryshim material në periudhën midis përfundimit të çështjes së Prokurorisë dhe deklaratave përfundimtare, kundrejt periudhës midis deklaratave përfundimtare dhe shpalljes së vendimit. Tërheqja e deklaratës dhe/ose hakmarrja janë po aq të mundshme gjatë të dyja periudhave. Palët e treta mbeten me nxitjen për të ndërhyrë te dëshmitarët, mbi provat e të cilëve mund të mbështetet vendimi për të futur gjetje fajësie, dhe për t’u hakmarrë kundër tyre. Të paktën, regjimi i autorizuar [I REDAKTUAR] duhet të mbetet në fuqi, derisa të jepet vendimi”, thuhet nga Prokuroria Speciale.

Vazhdimi i një mase të tillë, vlerësohet si jo e arsyeshme.

“Absolutisht jo proporcionale dhe në shpërputhje edhe me vet ligjin por edhe me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sepse në instancë të fundit jo vetëm këto kufizime, mirëpo kam përshtypjen dhe jam i bindur se edhe masa e paraburgimit në vetvete, si masa më e ashpër për sigurimin e prezencës së të pandehurit procedurë, në rast se jo më herët, së paku nga fillimi i prillit të viti që shkoi, nuk ka asnjë arsye ligjore që të njëjtëve t’iu vazhdohet kjo masë”, shprehet avokati Ardian Bajraktari.

Në kuadër të kësaj, ngritet si shqetësim edhe mungesa e hapësirës për atakim të gjyqtarëve në aspektin disiplinor të gjyqtarëve brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Është absurde në fazën ku tash e kemi këshillimin dhe votimin trupit gjykues, pra janë duke u këshilluar mes vete për ta nxjerrë një aktgjykim, që presim të jetë lirues, të vendosen masa kufizuese ndaj të paraburgosurve krerevë të UÇK-së, që për mendimin tim prej kur Prokuroria i ka kryer dëshmitarët, ka qenë dashur që t’iu zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak apo mbrojtje në liri. Megjithatë, duhet ta themi se Dhomat e Specializuara, vet Trëndafilova dhe vet gjyqtarët por edhe prokurorët, nuk e kanë pasë një Këshill Gjyqësor apo një Këshill Prokurorial brenda Dhomave të Specializuara, që do të kishin mundësi ekipet mbrojtëse t’i paraqesë për shkelje disiplinore, të etikës por edhe shkelje ligjore”, thotw Xhevdet Smakiqi –avokat.

Ditë më parë, sa i përket vizitorëve të Thaçi, vetëm për një person u hoqën kufizimet në vizita./teve1/

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 15:53“Po dorëzohem…”, Vezir Haziraj njofton dorëzimin para Policisë së Kosovës!
  • 15:46Vezir Haziraj: Po dorëzohem hatri i publikut
  • 15:41Pritjet kufitare arrijnë deri në 60 minuta – Muçibaba prin, pas saj Dheu i Bardhë
  • 15:31Thellohet bilanci i tërmetit 7.7 ballë në Indonezi, shkon në 38 numri i viktimave
  • 15:21Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?