Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vizita e Osmanit në Mitrovicë, Muharremi: Turp i madh, po tregon që s’paska qenë asnjëherë e paanshme

GD
Gazeta Demos15 dhjetor 2025 në 11:23
Vizita e Osmanit në Mitrovicë, Muharremi: Turp i madh, po tregon që s’paska qenë asnjëherë e paanshme

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar sot pas vizitës së presidentes Vjosa Osmani, te kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci, veprim ky që e quajti turp të madh.

Në postimin e tij në Facebook, Muharremi tha se vizita e saj tregon që e para e shtetit “nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon Kushtetua”.

Madje, ai ka shkuar më tej, duke u shprehur se me këtë arst, po tregon që edhe hise ka në fitoren në Mitrovicë.

“Sot na paska turpnu Presidentja. Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë me urue një kryetar, po nuk ka shku me urue askënd tjetër. Kjo, jo vetëm që është diçka e pazakont, por edhe është turp i madh për shkak të asaj që çka krejt ekspozon kjo aferë.

Pse? Për shkak se ajo po tregon që nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon kushtetuta. Po tregon që edhe ajo ka hise në fitoren e Mitrovicës. Pse nuk shkoi me urue në Prizren apo Prishtinë? Ferizaj?”

Muharremi tutje tha se tashmë po kuptohet që Osmani po pozicionohet për kthim në politikë, transmeton Klankosova.tv

“E ndoshta, ajo edhe e paska bë ndarjen e LDK-së në Vushtrri dhe gjithë ato situata ku pa lejen e kryesisë u bë marrëveshja me LVV.

Kuptohet që ajo po pozicionohet për kthim në politikë, por derisa ende është në pozitën e presidentit, ajo duhet me qenë e paanshme dhe me u ruajt pak, jo për vete medoemos, por për pozitën që përfaqëson.”

Në fund, ai shprehet se “ kur ja shton faktin që gjithashtu e ka shty bllokadën dhe krizën duke i thënë një mandat të dytë LVV-së pa pasur fakte, e që pastaj dështoj… të gjitha këto janë fakte dhe argumente që ajo nuk paska qenë asnjëherë e pavarur si e kërkon roli i saj.”

Më shumë nga Lajme

  • 11:58Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë
  • 11:57Një javë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tahiri kritikon Kuvendin: Ende nuk ka një rezolutë që thërret për drejtësi
  • 11:41Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: LDK garanton përkushtimin ndaj Republikës dhe institucioneve
  • 11:27Altini rikthen mesazhin e babait: Nëse dashuria për lirinë gjykohet, atëherë vetë historia do të dënohet
  • 11:19E takoi një javë para se të jepej vendimi, ish-zyrtari amerikan për Thaçin: E priste, s'ndihej i tradhtuar nga ShBA-të