Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

”Viktima pësoi politraumë”, Spitali i Pejës del me detaje për aksidentin në Istog: Një fëmijë dërgohet në QKUK

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 21:29
”Viktima pësoi politraumë”, Spitali i Pejës del me detaje për aksidentin në Istog: Një fëmijë dërgohet në QKUK

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje për gjendjen e personave të lënduar në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi të hënën në fshatin Shushicë të Istogut, ku humbën jetën dy persona.

Sipas njoftimit të spitalit, në Shërbimin e Emergjencës fillimisht është pranuar një paciente pa shenja jete, e cila kishte pësuar politraumë. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, është konstatuar vdekja e saj.

Më vonë në Emergjencë janë pranuar edhe katër persona të tjerë të lënduar nga i njëjti aksident.

Një fëmijë, i cili ka pësuar politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i intubuar dhe nën kujdesin e ekipit të Anestezionit për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, një paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë për shkak të frakturës së femurit.

Dy të lënduarit e tjerë, pas trajtimit dhe ekzaminimeve mjekësore, janë liruar për trajtim ambulantor, pasi kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.

Më shumë nga Lajme

  • 16:40Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
  • 16:35Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës
  • 16:20Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për “George Washington-in e Kosovës”
  • 16:15Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut
  • 15:35Organizatat e shoqërisë civile letër Amnesty International për Deklaratën e 16 shtatorit: Sqarojeni mirë kontekstin e viktimave