Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

GD
Gazeta Demos16 mars 2026 në 10:24
Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj. Lidhja e tyre është mësuar nga kërkimet në rrjetet sociale ku është parë që në vitin 2021, tashmë i ndjeri, kishte njoftuar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekura nëna dhe motra e Elijones.

Nga kërkimet është parë se i ndjeri ka fotografi dhe me babain e ish-banores.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

Ndërkohë, si i dyshuar për vrasjen e tij po kërkohet Nexhdet Zymberaj, i cili është pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë, ku edhe dyshohet se ndodhi përleshja.

Elezaj shtoi se i dyshuari ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja të armës dhe një mjet të mprehtë, ndërsa prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë”.Insajderi

Më shumë nga Lajme

  • 09:41Reshje shiu në vend, Policia del me apel për shoferët
  • 09:38Maunja kishte parregullsi me plombimin, Dogana gjobit shoferin
  • 09:34E rëndë në Ferizaj: Djali rrah nënën dhe motrën, i bënë për spital
  • 09:33Grabitet një burrë në Pejë, i dyshuari ia merr çantën me 480 euro
  • 08:53Rama takon zyrtaren e Këshillit të Evropës, flasin për fuqizimin e komunave