Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Postën e Kosovës, ku djali i Sabit Geci, Kushtrimi dyshohet se theri me thikë kolegun e zyrës.
Merret vesh se viktima është Sadri Shala (46), anëtarë i Kryesisë së PDK-së në Lipjan, dhe i cili sikur mëson Demos ka qenë edhe ish-pjesëtar i UÇK-së.
Siç u raportua pak më herët, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës nëntë paradite
I dyshuari është arratisur dhe është në kërkim nga Policia.
Rasti është iniciuar si lëndim i rëndë trupor.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti se një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa hetimet lidhur me rastin kanë nisur.
“Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, tha Ahmeti