Një person në Prizren ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte të parkuar në parkingun e kompanisë së tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhë vetura VW që e kishte të parkuar në parkingun e kompanisë së tij. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.