Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vetëvendosje sinjalizon se nuk do ta respektojë aktgjykimin: Vendim arbitrar që cënon demokracinë, perdorën fraza të PDK’së

GD
Gazeta Demos18 gusht 2025 në 20:04
Vetëvendosje sinjalizon se nuk do ta respektojë aktgjykimin: Vendim arbitrar që cënon demokracinë, perdorën fraza të PDK’së

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli antikushtetuese përpjekjet për të futur procedura të votimit të fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit, shkruan GazetaDemos.

“Pas 10 ditësh Gjykata pranoi që përmes Aktgjykimit të publikuar sot ka shkruar rregull të ri”, thuhet në postimin e kësaj partie në Facebook.

Tutje, thuhet se që votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me kushtetutën, u konfirmuar sërish.

“Se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, u konfirmua sërish. Zhurma opozitare u rrëzua përsëri. Por paragjykimi i Gjykatës për mungesën e konsensuesit politik sa kohë që nuk është hedhur asnjëherë në votim është ecje në rrugën e subjekteve bllokuese. Kjo rrugë na kthen pas aty ku nuk pati rezultat”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

10 ditët e Aktgjykimit

Pas 10 ditësh Gjykata pranoi që përmes Aktgjykimit të publikuar sot ka shkruar rregull të ri.

Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Ditët vonesë për publikimin e vendimit njoftojnë pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cënon demokracinë.

Kufijtë e ngushtë të arsyetimit sot janë rrjedhojë e gjerësisë së tejkalimeve që ia ka lejuar vetes Gjykata.

Se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, u konfirmua sërish. Zhurma opozitare u rrëzua përsëri. Por paragjykimi i Gjykatës për mungesën e konsensuesit politik sa kohë që nuk është hedhur asnjëherë në votim është ecje në rrugën e subjekteve bllokuese. Kjo rrugë na kthen pas aty ku nuk pati rezultat.

Analogjia që përdor Gjykata nuk ka ku të qendrojë. Kushtetuta ndryshe nga zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, për zgjedhjen e Presidentit i përcakton qartë raundet e votimit edhe pasojat juridike të moszgjedhjes brenda një afati. Në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë. Në bazë të “tezës” së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Këtë po e kërkojnë dhe thonë eksponentët opozitarë, madje edhe në komentet dërguar kushtetueses.

Si rrallë herë, Gjykata Kushtetuese nuk iu referua asnjë kushtetute evropiane dhe botërore, as nuk kërkoi mendime të gjykatave kushtetuese homologe për krahasueshmëri rastesh. Një rast pra si asnjë rast tjetër.

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Pejë: Raportohet një rast i dhunimit, intervistohet i dyshuari
  • 10:42SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen për KFOR-in: Do të ndihmojmë në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon
  • 10:25Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dëshmitarja: Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet
  • 10:17Një person gjendet pa shenja jete në Jelloc të Klinës, policia nis hetimet
  • 10:07Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML