Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, ka reaguar publikisht duke kritikuar Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti për, siç thotë ai, mungesë vlerësimi institucional ndaj veteranëve të luftës.
Sipas Krasniqit, për festat shtetërore janë ndarë mirënjohje për figura të estradës, ndërsa veteranët e UÇK-së janë anashkaluar. Ai përmendi rastin e 28 Nëntorit, kur Presidentja Osmani ndau mirënjohje për këngëtaren Adelina Ismajli, si dhe 28 Dhjetorin, kur Kryeministri Kurti ndau mirënjohje për këngëtaren Dafina Zeqiri.
