Është vetëdorëzuar në polici i dyshuari për veprat penale “kanosje” dhe “sulm”, për të cilin Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe gjetjen e tij.
Në njoftimin e policisë thuhet se pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Tutje policia ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme.
