Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Vërshimi” në punishten e urës së Ibrit, Policia: S’ka elemente për vepër penale

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2025 në 10:44
“Vërshimi” në punishten e urës së Ibrit, Policia: S’ka elemente për vepër penale

Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë gjatë natës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se s’ka elemente për vepër penale.

“Dëmet që janë shkaktuar aty te pajisjet janë për t’u diskutuar mes Ibër-Lepencit dhe kompanisë që po i kryen ndërtimet”, tha ai.

Ndërsa, Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc” që për pasojë mund të ketë mungesë të ujit ne zonat më të larta të qytetit dhe në fshatrat përreth.

Kjo kompani tha se ekipet e tyre janë në terren dhe po e monitorojnë situatën, ndërsa tha se do të ndërmerren masa për normalizim të furnizimit kur niveli i ujit në këtë kanal të stabilizohet.

“Ju njoftojmë se nga kompania “Ibër-Lepenc” jemi informuar se gjatë ditës së sotme do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc”. Si pasojë e kësaj, Impiantet për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar të prodhimit, gjë që mund të shkaktojë mungesë të ujit, veçanërisht në zonat e larta të qytetit dhe fshatrat përreth. Ekipet tona janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc””, u tha në njoftim.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:42Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët
  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”