Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendimi i ZRRE’së, Hoti paralajmëron pasoja të mëdha: Do të largohen investitorët, papunësia do të rritet

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 12:03
Vendimi i ZRRE’së, Hoti paralajmëron pasoja të mëdha: Do të largohen investitorët, papunësia do të rritet

Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar pasoja të mëdha pas vendimit të ZRRE-së për dalje në treg të lirë të energjisë për bizneset. Ai ka thënë edhe se vendimi në fjalë ka krijuar pasiguri të madhe .

Deputeti, si disa nga pasojat e vendimit ka përmendur edhe largimin e investitorëve vendorë e ndërkombëtarë, rritjen e kostove të bizneseve, kostos së jetesës për qytetarët si dhe, rritje të papunësisë.

Hoti ka shkruar edhe se, qasja e ZRRE-së e cila është ‘’arbitrare’’ dhe e mbështetur nga qeveria ‘’e mashtrimit’’, nuk u shërben bizneseve.

Postimi:

Vendimi i ZRRE-së për dalje në treg të hapur të energjisë për biznese, i cili nesër hyn në fuqi, ka krijuar pasiguri të madhe për furnizim me energji për biznese.

Kjo gjendje është e pakuptimtë. Do të duhej të mbaheshin konsultime e të bëheshin shumë përgatitje. Vendimi do të duhej të dakordohej me komunitetin e bizneseve.

Pasojat do të jenë të mëdha: largim i investitorëve ekzistues vendorë e ndërkombëtarë, mosardhje e investitorëve të rinj, mungesë e investimeve vendore, rritje e kostove të bizneseve vendore, humbje e aftësisë konkurruese të produkteve vendore në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, shtrenjtim i kostos së jetesës për qytetarë, rritje e papunësisë.

Si rezultat, brenda një kohe të shkurtër do të vërejmë përkeqësim të bilancit tregtar, pasi produktet e huaja do të vërshojnë tregun tonë.

Kjo qasje arbitrare e ZRRE-së, e mbështetur nga Qeveria e mashtrimit, vetëm bizneseve kosovare nuk u shërben. Nuk e di në çfarë agjende janë futur ZRRE-ja dhe Qeveria e mashtrimit, por sigurisht jo në agjendë që është në interes të bizneseve të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 22:36Megaoperacion në Sarandë, arrestohen ‘kokat’ e grupeve që shpërndanin drogë
  • 22:35Rrustemi i VV’së: Sërish mund të shkojmë në zgjedhje, barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë
  • 22:31Dehari caktoi vazhdimin e seancës më 9 shtator, PDK e Aleanca me akuza për shkelje, LDK në raporte “komplekse” me VV’në
  • 22:16Haxhiu: Nëna Terezë u bë ndërgjegje e njerëzimit, një prej figurave më të ndritura që kombi shqiptar i ka dhënë botës
  • 21:54Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen