Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendimi i ZRRE-së i pezulluar nga gjykata, Vokshi: Furnizuesit s’mund të penalizojnë bizneset

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 19:31
Vendimi i ZRRE-së i pezulluar nga gjykata, Vokshi: Furnizuesit s’mund të penalizojnë bizneset

Krenare Vokshi, avokate e cila aktualisht është këshilltare e jashtme e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka folur rreth vendimit të ZRRE-së për hyrjen në treg të lirë të energjisë për bizneset.

Avokatja Vokshi ka deklaruar se Gjykata Komerciale, përmes aktgjykimit të saj të datës 29 korrik, e ka trajtuar me seriozitet të plotë çështjen e daljes së bizneseve në tregun e lirë të energjisë.

Sipas saj, gjykata jo vetëm që e ka pezulluar me efekt të menjëhershëm zbatimin e vendimit të ZRRE-së, por ka konstatuar gjithashtu se ky vendim ishte i kundërligjshëm si në përmbajtje, ashtu edhe në formë.

“Ajo që vlen të theksohet është se përmes këtij aktgjykimi është anuluar pika e katërt e vendimit të ZRRE-së që parashihte daljen automatike në treg të lirë”, ka thënë ajo në emisionin FIVE.

“Moszbatimi i një aktgjykimi në këtë rast përbën vetë shkelje, pra është vepër penale. Pezullimi e ka efektin e menjëhershëm, që natyrisht duhet ta kenë parasysh të gjitha bizneset. Gjithashtu, për sa kohë që ky aktgjykim është në fuqi – sepse nuk është i përjetshëm, por për një kohë të caktuar – furnizuesit nuk mund të marrin masa penalizuese ndaj bizneseve që nuk e pranojnë furnizimin me çmimet e tregut. Kjo përfshin edhe ndalimin e çdo kërcënimi për ndërprerje të energjisë elektrike… pezullimi mbetet në fuqi”, ka thënë ndër të tjera Vokshi.

Më shumë nga Lajme

  • 18:08Vrasja në Gjilan/ Trupat e pajetë të viktimave dërgohen në IML, i lënduari në QKUK
  • 17:52Vlora Çitaku pas vrasjes së rëndë në Gjilan: Asnjë grua nuk duhet të paguajë me jetë të drejtën për të qenë e lirë
  • 17:50Komandanti i ri i KFOR-it në Prishtinë, Ulutash e pret në takim
  • 17:42Presidentja Justina Shiroka Pula takon komandantin e FSK-së – diskutohet forcimi i kapaciteteve të ushtrisë
  • 17:02Dorëzohet në Polici i dyshuari për rastin e rëndë në Gjilan