Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

GD
Gazeta Demos10 korrik 2025 në 16:29
Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin në rastin KO35/24, të iniciuar nga Avokati i Popullit, i cili kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-248 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Gjykata, me vendim unanim, konstatoi se neni 4 i Ligjit të kontestuar, i cili shton nenin 8A në Ligjin bazik, nuk është në kundërshtim me nenin 24 të Kushtetutës (Barazia para Ligjit), si dhe me nenin 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 1 të Protokollit nr. 12 të kësaj Konvente.

Përmes këtij aktgjykimi, Gjykata vlerësoi se ligjvënësi ka respektuar gjetjet e mëparshme të Gjykatës në rastin KO190/19, duke eliminuar diskriminimin e mëhershëm ndaj punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore, policisë, gjyqësorit dhe të tjerëve, të cilët ishin përjashtuar nga e drejta për pension kontributpagues të moshës.

Me ndryshimet ligjore, është krijuar një skemë e re pensionale – “pension parcial kontributpagues i moshës”, që u njeh të drejtën në pension të gjithë punëtorëve të dëbuar nga puna gjatë viteve 1989–1999 si pasojë e masave të dhunshme, edhe në rastet kur nuk arrijnë stazhin e plotë prej 15 vitesh.

Gjykata theksoi se nuk kërkohet më dëshmi për pagesë të kontributeve për vitet 1989–1999, por vetëm dëshmi që punëtori është larguar nga puna gjatë kësaj periudhe.

Në këtë mënyrë, është eliminua pabarazia ndërmjet grupeve të punëtorëve, duke siguruar trajtim të barabartë dhe gjithëpërfshirës në të drejtën për pension.

Përfundimisht, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Ligji i kontestuar garanton një ekuilibër të drejtë ndërmjet interesit publik dhe të drejtave themelore të individëve, duke përmbushur standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare për ndalimin e diskriminimit

gjykata kushtetues

Më shumë nga Lajme

  • 19:33Flakët pushtojnë Halkidikin në Greqi, evakuime urgjente nga bregdeti i Sivirit
  • 19:30Abrashi: Nuk i kemi votat për presidentin, por kjo çështje i takon edhe opozitës
  • 19:27Haziri: Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë
  • 19:19A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvend?
  • 19:19Gruda tregon për veprimet nesër në Kuvend: Nesër do ta presim Deharin e VV-në në sallë