Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vendi rrezikon të shkojë edhe një herë në zgjedhje dhe të mbes pa president

GD
Gazeta Demos16 maj 2026 në 21:14
Vendi rrezikon të shkojë edhe një herë në zgjedhje dhe të mbes pa president

Me 7 qershor, kosovarët edhe një herë do t’i drejtohen qendrave të votimit. E kjo, për herë të pestë që nga 9 shkurti i vitit 2025.

Shkak për organizimin e zgjedhjeve të reja, u bë mos-zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

Por, as zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit, sipas analistëve politik, mund të mos e nxjerrin vendin nga kriza politike.

“Lëvizja Vetëvendosje do të ruaj pozicion komod ndaj partisë së dytë, tretë, ajo të jetë bartëse kryesore e formimit të institucioneve dhe vështirë që do të vijmë në atë situatë që pa Lëvizjen Vetëvendosje të mendohet votimi i presidentit. Duke marrë parasysh gjitha këto parametrat rreziku ekziston rreziku që vendi pas këtyre zgjedhjeve të shkoj në zgjedhje të reja”, tha njohësi i çështjeve të politikës, Afrim Kasolli.

E njëjtë mendon edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu,

“Ka mundësi të vazhdohet kriza dhe të thellohet kriza për arsye se qëllimet politike makiavalliste, po mbizotërojnë siç po shohim që kaq vite të kjo klasë politike dhe jo interesat e qytetarëve. Por varët nga rezultatet zgjedhjeve, nëse rezultatet e zgjedhjeve i japin leksion opozitës, kjo opozitë duhet ose të riorganizohet ose të falimentoj”, tha Baraliu për Tëvë1.

Por sa kanë kohë partitë politike për zgjedhjen e presidentit të vendit?

“Në atë interval kohor prej gjashtë muajve do të duhej domosdoshmërish që të zgjidhet presidentin, por vendimi i fundit i gjykatës kushtetuese ka thënë dhe ka urdhëruar këtë klasë politike që brenda 60 ditëve ta zgjedh presidentin e njëjta dispozitë vlen edhe pas zgjedhjeve, duhet patjetër të brenda 60 ditëve të zgjidhet presidenti nëse jo shkojmë në zgjedhje të reja”.

Prandaj sipas njohësit të çështjeve politike, Afrim Kasollit, vendi rrezikon që të mbes edhe pa president.

“Duke marrë parasysh këtë neglizhencë, këtë ngërç politik, duket që nëse nuk gjendet një zgjidhje imediate për temën e presidentit, duket që vendi mund të mbetet edhe pa president, pra pozita e presidentit të mbet vakante”.

Në muajin prill, Albulena Haxhiu mori detyrën si ushtruese e detyrës së presidentit, posti i cili nuk mund të ushtrohet më shumë se gjashtë muaj.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë