Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka reaguar i revoltuar nga Gracka e Vjetër.
Kjo revoltë e Bujës vjen pasi, siç thotë ai, vendi nga ku artileria serbe e kishte rrafshuar këtë fshat, në vend që të bëhet kujtesë kolektive, është shndërruar në depo mbeturinash.
“Nga deponi turpi: në park kujtese dhe krenarie! Në Grackën e Vjetër, aty ku më 1912 artileria serbe rrafshoi fshatin, sot është ngritur një deponi e mbeturinave e hekuri. Kjo është fyerje për historinë dhe kujtesën tonë kolektive”, tha Buja.
