Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vëllezërit që u vranë nga dhëndri – çka dihet deri tash nga krimi në Malishevë

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2025 në 22:22
Vëllezërit që u vranë nga dhëndri – çka dihet deri tash nga krimi në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Gollubovc të Malishevës, ku dy vëllezër dyshohet se janë vrarë me armë zjarri nga dhëndri i familjes.

Viktimat janë identifikuar si Naim Morina, 45 vjeç, dhe Driton Morina, 32 vjeç.

I dyshuari për krimin është Astrit Isufi, nga një fshat i komunës së Drenasit, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Si ndodhi ngjarja?

Krimi ndodhi rreth orës 11:30 të paradites së sotme, kur i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë bashkëshorten e tij, pas të pameve për babanë e tyre të ndjerë.

Pas disa minutash, dyshohet se ai është rikthyer dhe ka hapur zjarr, duke i lënë të vdekur dy vëllezërit.

Mjeku i Urgjencës së QKMF-së në Malishevë, Festim Sylejmani ka pranuar dy viktimat e vrasjes sot në fshatin Gullbovc.

Ai ka dhënë detaje nga momenti kur ka shkuar në QMF në Kijevë, duke thënë se dy viktimat kanë pasur nga dy plagë.

“Në momentin që kam shku unë, pacientin e parë që e kam parë ka qenë Naimi, e kam ekzaminu dhe i njëjti nuk ka pasë shenja jete, bebëzat i ka pasë të zgjeruara komplet, tension s’ka pasë, parametrat kanë qenë 0, dy plumba i ka pasë në pjesën e gjoksit, ndërsa pacienti i dytë edhe ai i ka pasë dy plagë”, ka thë ai pë Gazetën Demos.

Policia dhe Prokuroria i përvishen punës

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se rasti është regjistruar si vrasje e dyfishtë.

“Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka deklaruar Elezaj.

Sipas informacioneve, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri, ndërsa policia ka kryer bastisje në një autosallon me emrin ‘Astriti’, në rrugën Komoran–Carralevë, që dyshohet se i përket të arratisurit.

Vërejtje:

Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

vrasje

Më shumë nga Lajme

  • 16:20Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti
  • 16:20Takohen Kurti dhe Abdixhiku, diskutohet për presidentin dhe Ligjin për Specialen
  • 16:14Çlirim Haziri bashkë me fëmijët e dëshmorëve u bëjnë thirrje deputetëve të të gjitha partive politike që ta votojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen
  • 15:54Aksion para Kuvendit: Deputetë, kush s’mbështet ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Specialen, përballet me popullin!
  • 15:33Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale