Leonard Ademaj është deklaruar për media pas shpalljes së vendimit me burgim të përjetëshm për Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kokallën.
Ai në emër të familjes tha se ky vendim shkon edhe për fëmijët e të ndjerës, teksa shtoi se ky dënim duhet të jetë edhe mësim për këdo që tenton të kryej krime të tilla.
“Është vërtetuar ajo që e kemi thënë nga fillimi. Naimi së bashku me Kushtrimin duke e zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon edhe për Liridonën, dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin më nënën e tyre përjetësisht
Ky dënim duhet të jetë edhe një mësim për të gjithë ata që mundohen apo krijojnë mundësi që ta bëjnë një krim të tillë”, tha ai.