Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdes tragjikisht një grua shqiptare në New York të SHBA-së, dyshohet se ra në një pusetë

GD
Gazeta Demos20 maj 2026 në 08:38
Vdes tragjikisht një grua shqiptare në New York të SHBA-së, dyshohet se ra në një pusetë

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në New York, ku një grua shqiptare humbi jetën pasi ra në një pusetë të pambuluar në mes të rrugës.

Viktima është identifikuar si Donike Gocaj, 56 vjeçe, residente në Briarcliff Manor. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:19 të së hënës pranë Fifth Avenue në Manhattan.

Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte dalë nga makina e saj dhe vetëm pak sekonda më vonë u zhduk në një pusetë elektrike të hapur, rreth 3 metra të thellë, që i përkiste kompanisë Con Edison. “E mbylli derën e makinës dhe bëri një hap përpara. Papritur u zhduk”, deklaroi dëshmitari Carlton Wood për mediat amerikane.

Ai tregoi se disa qytetarë u përpoqën menjëherë ta ndihmonin gruan, ndërsa prisnin mbërritjen e ekipeve të emergjencës. Sipas tij, dikush solli edhe një shkallë të vogël, por thellësia e pusetës e bëri të pamundur nxjerrjen e saj.

“Ajo po bërtiste se po vdiste”, tha dëshmitari.

Një operacion i vështirë shpëtimi u organizua nga zjarrfikësit e FDNY, të cilët përdorën shkallë për të hyrë në pusetë. Kur u nxor, Donike Gocaj ishte pa ndjenja dhe pa shenja jete. Ajo u transportua me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur.

New York

Më shumë nga Lajme

  • 23:25Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
  • 23:13Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale
  • 23:03Sami Lushtaku: Përgjigjja ma e mirë ndaj vendimit të Hagës janë rinia e Kosovës
  • 22:39Latifi: UÇK-ja është e vetmja kryengritje e suksesshme në historinë tonë, dhe atë po dështojmë ta mbrojmë si legjitimitet historik e si trashëgimi
  • 22:16Kurti nga Amerika: Qeveria do të ndihmojë me të gjitha mjetet korrigjimin e verdiktit të Hagës