Me pikëllim të thellë njoftohet se ka ndërruar jetë Fetije Bajraktari, nëna e dëshmorit Rrahim Bajraktari.

Ceremonia e varrimit u bë të shtunën, më 16 gusht, në ora 18:30, në varrezat e Drenasit.

Familja falënderon të gjithë miqtë, farefisin dhe bashkëluftëtarët për ngushëllimet dhe përkrahjen në këto momente të vështira.