Bekim Hamëz Jashari ka njoftuar si ai dhe motra e tij Besarta, janë të pikëlluar nga vdekja në moshë të re e vajzës së tezes së tyre, Donjeta. Varrimi i së ndjerës do të bëhet në fshatin Prekaz. Postimi i plotë i Jasharit: Me pikëllim të madh morëm lajmin e ndarjes nga jeta të tezakës sonë të dashur, Donjetës. Ajo u largua nga kjo botë shumë herët, duke lënë pas dy engjëjt e saj të vegjël, prindërit, vëllanë dhe dy motrat. Sot në Prekaz do ta përcjellim në banesën e fundit, por kujtimi dhe buzëqeshja e saj do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat tona. Allahu e mëshiroftë, e shpërbleftë me Xhenet, e familjes sajë të dashur i dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje kaq të rëndë 🤲 Të pikëlluar, Besarta dhe Bekimi.
Lajme
Vdes në moshë të re familjarja e Jasharëve, Bekim dhe Besarta Jashari shprehin pikëllimin
