Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdes në Itali veterani i UÇK-së, Zenun Berisha

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 09:01
Vdes në Itali veterani i UÇK-së, Zenun Berisha

Ka vdekur Zenun Berisha, veteran i UÇK-së. Lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në orën 14:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë.

Zenuni u lind më 8 shtator 1968 dhe u rrit në kushte të vështira, por me zemër të madhe, me shpirt të fortë dhe me dashuri të thellë për familjen e për vendin e tij.

Shkollën fillore e kreu në “Emin Duraku” në Sferkë, ndërsa të mesmen e vazhdoi në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë.

Ishte njeri punëtor, i ndershëm, gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë dhe me fjalë të mira për të gjithë. Kur erdhi dita që atdheu kërkonte bijtë e vet, Zenuni mori armët dhe u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar me trimëri krah bashkëfshatarëve e shokëve të idealit.

Ai besonte se liria fitohet me gjak, me dashuri për tokën dhe me sakrificë për të ardhmen e brezave. Pas luftës, Zenuni vazhdoi jetën me përkushtim ndaj familjes, duke lënë pas kujtimin e një njeriu të drejtë, bujar e të dashur.

Ai ndërroi jetë më 24 tetor 2025 në Bolonja të Italisë.

veterani

Më shumë nga Lajme

  • 08:19Trump: SHBA-ja ka “sasi masive” municionesh
  • 08:05Nga sot nisin kontrollet në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij
  • 08:04Nxehtësi ekstreme, ndizet “alarm i kuq” në 27 qytete në Itali
  • 07:52KEDS del me njoftim: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:48Sot protestë para Parlamentit, kjo është arsyeja