Një lajm i dhimbshëm ka prekur komunitetin e hendbollit në Kosovë.
Ka ndërruar jetë ish-hendbollistja e Kastriotit të Ferizajt, Edona Januzi Meqikukiqi, e cila për shumë vjet ishte pjesë e skuadrës ferizajase, duke dhënë kontributin e saj në këtë sport.
E lindur më 26 shtator 1992, Januzi Meqikukiqi luajti për shumë vjet në radhët e Kastriotit, ku u paraqit në pozitën e alos dhe ishte pjesë e rrugëtimit sportiv të klubit.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjet Januzi dhe Meqikukiqi.
