Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e të burgosurit në Dubravë, KMDLNJ kërkon spital për burgjet

GD
Gazeta Demos16 shtator 2025 në 15:53
Vdekja e të burgosurit në Dubravë, KMDLNJ kërkon spital për burgjet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas vdekjes së një të burgosuri në Qendrën Korrektuese të Dubravës, duke ngritur shqetësime për kushtet e trajtimit shëndetësor të personave të privuar nga liria.

Në njoftimin drejtuar mediave thuhet se Tasim Zhuniqi, 64-vjeçar, i dënuar dhe në vuajtje të dënimit në Dubravë, ka ndërruar jetë më 15 shtator 2025 në Spitalin Rajonal të Pejës, pas një komplikimi në mushkëri.

“Sipas KMDLNj-së, i dënuari i ndjerë Zhuniqi ishte dërguar me urgjencë në S.R. në Pejë nga Njësia Ambulantore e Q.K. të Dubravë ku trajtohej në kuadër të mundësive profesionale e që, sipas KMDLNj-së ishin dhe janë të pamjaftueshme për trajtim të rasteve të rënda”, thuhet në reagim.

Trupi i të ndjerit, me vendim të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, siç parashihet me ligj.

Në reagim, KMDLNj ka përsëritur kërkesën për ndërtimin e një spitali në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“KMDLNj edhe më herët ka theksuar se pa ndërtimin e një spitali në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pa investim në infrastrukturë profesionale duke ofruar stimulim shtesë për profesionistët shëndetësorë që do të punonin në këtë spital, nuk do të ketë përmirësim të trajtimit të shëndetit për personat e privuar nga liria përkundër angazhimit maksimal të Shërbimit shëndetësor të burgjeve.”, theksohet në komunikatë.

Një tjetër problem i madh, sipas tyre, është transporti i të burgosurve për trajtim jashtë qendrave korrektuese.

“Mungesa e kapacitetit pranues në institucionet shëndetësore publike është sfidë e madhe për SHKK dhe SHSHB, e para në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë kurse e dyta e Ministrisë së Shëndetësisë. Për KMDLNj paraqet brengë të veçantë pandjeshmëria e gjykatave edhe për rastet me sëmundje të pashërueshme duke refuzuar thuaja çdo kërkesë të argumentuar nga Shërbimi Spitalor i Burgjeve për ndërprerje të dënimit.”, thuhet më tej.

Në fund, KMDLNj ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit duke kërkuar “reflektim institucional” lidhur me trajtimin e shëndetit të të burgosurve.

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
  • 20:10Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
  • 19:30Istogu në këmbë për clirimtarët, kërkohet drejtësi
  • 19:21Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
  • 18:55Kompania “Apetit” reagon pas rastit me mishin e skaduar, thonë se porosia duhej të mbërrinte në detinacion 50 ditë nga data e prodhimit