Një grua e sëmurë me kancer ka humbur jetën dje, ndërkaq nga shoqata Renesansa është thënë se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e mungesës së barit Palbociclib në Klinikën e Onkologjisë dhe pamundësisë për ta blerë vetë.
Në lidhje me këtë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur në foltoren e Kuvendit, ku ka akuzuar gazetarët që kanë publikuar se sipas tij e ka publikuar pa asnjë konfirmim.
“Për shkakun e vdekjes nevojitet autopsia dhe procedura tlë tjera, as mjeku nuk m,und ta konstatoj shkakun, duhen një sërë procedurash, por gazetarja dhe të therë dalin dhe këtë konstatim e bëjnë nga një status në Facebook. Gazetarja nuk ka ndjek asnjë verifikim e as pyetje për institucionin. Drejtori i Klinikës Onkologjike shpjegon gjithë situatën, dhe për qudi të gjitha mediat e shpërndarë lajmin paraprak, e qesin reagimin institucional përveç gazetares dhe mediumin që e ka plasu lajmin. Gazetarët e këtij mediumi publikojnë info pa e verifikuar por jo shpjegimin e institucionit”, ka thënë Vitika.
Ai ka thënë se ata e kanë gjet buxhetin për barna 21 milionë euro ndërsa tani buxheti është 70 milionë euro.
“Buxheti për Onkologji është 22 milionë euro. natyrisht se kjo është puna jonë prandaj jo vetëm ideja për atë çka kemi trasheguar, sepse qytetarët e dinë por këto shifra janë shumë të rën dësishme. 8 milionë buxheti për Onkologji, tash 22 milionë. Vetëm në këto 3 vite të fundit janë shtuar një mori barnash në listën e barnave esenciale përfshirë këtu edhe Pablocilibin edhe Ribociklibin”, ka thënë Vitia.


