Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbështetja e tij do të jetojë përgjithmonë

GD
Gazeta Demos10 prill 2026 në 22:33
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbështetja e tij do të jetojë përgjithmonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes, popullit amerikan dhe qytetarëve të Kosovës, për humbjen e mikut të madh të shqiptarëve, kongresistit Eliot Engel.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, kongresistit Eliot Engel”.

“Në vitet vendimtare për fatin e popullit tonë, ai ishte ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës. Angazhimi i tij i vazhdueshëm për çështjen tonë, në momentet më kritike, e vendos atë ndër miqtë më të rëndësishëm ndërkombëtarë që ka pasur Kosova”, shkruan në mesazhin e publikuar nga LDK.

“Marrëdhënia e tij e veçantë me Presidentin Ibrahim Rugova dhe mbështetja e palëkundur ndaj vizionit të tij për Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike përbëjnë një kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin tonë politik e shtetëror. Në vitin 2004, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të paçmueshëm, Presidenti Rugova e kishte dekoruar me Medaljen e Artë të Lirisë”.

“Kontributi i tij në afirmimin e së vërtetës për Kosovën dhe në forcimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i thellë dhe i jashtëzakonshëm”.

“Kosova sot humbi një mik të madh. Por vepra dhe mbështetja e tij do të mbeten pjesë e përhershme e rrugëtimit tonë shtetëror”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Engel, popullit amerikan dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, përfundon mesazhi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, vdiq të premten në moshën 79 vjeçare.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve
  • 23:36Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë
  • 23:31Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe
  • 23:20“Mezi presim të punojmë bashkë”, Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula
  • 23:10Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit