Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e dy punëtorëve të KEK-ut brenda tri ditësh në vendin e punës, Ramadani: Ky është dështim total i shtetit

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 16:03
Vdekja e dy punëtorëve të KEK-ut brenda tri ditësh në vendin e punës, Ramadani: Ky është dështim total i shtetit

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit të KEK-ut sot.

Ai ka bërë me dije se vetëm brenda tri ditëve të fundit, dy punëtorë të KEK-ut humbën jetën në krye të detyrës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ky është dështim total dhe kriminal i shtetit.

“Vetëm brenda tri ditëve të fundit, dy punëtorë të KEK-ut humbën jetën në krye të detyrës. Sot na tronditi vdekja tragjike e Arbenit Ahmetit nga kontakti me rrymën, ndërsa tri ditë më parë humbëm teknikun Haxhi Gojnovci. Sikur të mos mjaftonte kjo javë e përgjakshme, vetëm një muaj më parë në po këtë korporatë vdiq edhe punëtori Milazim Binaku. Tre punëtorë të vdekur në një ndërmarrje publike brenda pak javësh. Ky është dështim total dhe kriminal i shtetit”, ka shkruar ai, duke e kritikuar VV-në për bllokadën institucionale.

“Derisa partia që doli e para nga zgjedhjet në rahatinë e vet vazhdon bllokadën ndaj shtetit, punëtorët tanë po shkojnë në punë pa e ditur se a do të kthehen të gjallë në shtëpi. Ku mbeti premtimi i madh i kësaj Qeverie për rritjen e numrit të inspektorëve dhe sigurinë në punë? Mbi 17 familje në Kosovë janë në zi vetëm gjatë këtij viti. Ndërmarrjet tona publike janë shndërruar në zona rreziku për shkak të mungesës së kushteve bazike dhe menaxhimit të paaftë politik. Ngushëllimet më të thella familjeve Ahmeti, Gojnovci dhe Binaku. Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë njerëzish”, ka shkruar ai.

kek-utbrendashtetit

Të ngjashme

“Jo në emrin tim”, dy herë brenda javës protestohet në Bruksel

“Jo në emrin tim”, dy herë brenda javës protestohet në Bruksel

14:11
Arrestohet një shtetase e huaja në Prishtinë, policia: Gjuajti me gurë në banesën e një burri, theu derën dhe hyri brenda

Arrestohet një shtetase e huaja në Prishtinë, policia: Gjuajti me gurë në banesën e një burri, theu derën dhe hyri brenda

09:06

Më shumë nga Lajme

  • 22:25Burri i Haxhiut i reagon djalit të Thaçit: A po i kallëzoni që PDK-ja e ka çu përpara themelimin e Speciales, jo Albini
  • 22:06Haradinaj uron Kushtrimin dhe Aurorën për martesën: Shumë fat e lumturi
  • 22:04Moti për javën e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në -1 gradë
  • 22:04Vetëm gjatë vitit 2025 janë diagnostikuar 601 raste të reja me kancer të gjirit
  • 21:45“Kosova luajti më mirë se Austria”, Kurti: Futbollistët tanë shkëlqyen!