Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vdekja e 31-vjeçarit në Vushtrri pas rënies nga objekti, Policia: Është iniciuar rast rrezikimi i sigurisë në vendin e punës

GD
Gazeta Demos21 maj 2026 në 18:41
Vdekja e 31-vjeçarit në Vushtrri pas rënies nga objekti, Policia: Është iniciuar rast rrezikimi i sigurisë në vendin e punës

Një person ka vdekur si pasojë e rënies nga një objekt në ndërtim në Vushtrri, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur viktima ka rënë nga një kat i lartë i një objekti në ndërtim, në rrethana ende të paqarta.

“Policia në Vushtrri është njoftuar se nga një kat i lartë në një objekt në ndërtim ka rënë një punëtor në rrethana ende të panjohura. Ai është dërguar me autoambulancë në repartin e emergjencës në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve dhe vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, inspektorët komunalë dhe inspektorët e punës, për të hetuar rrethanat e rastit.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është kontaktuar prokurori i krimeve të rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës mashkull, rreth 31 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet më tej në njoftim.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Lajme

  • 21:13Protesta vazhdon prej dy javësh, Haziri kërkon të procedohet Ligji për Specialen
  • 21:10Hamza: Ne besuam me të drejtë të plotë se udhëheqësit tanë do të shpallen të pafajshëm, ndodhi padrejtësia
  • 20:58Bajqinovci: Gjuha e papërgjegjshme e zyrtarëve të lartë të PDK-se ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është e rrezikshme dhe e dëmshme
  • 20:57Nata e 14-të, sheshi “Skënderbeu” mbushet sërish në mbështetje të çlirimtarëve
  • 20:21Postimi për vendimin e Hagës/ Krasniqi i bën thirrje ambasadorit britanik: Verifikoni faktet!