Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti po vazhdon tubimet në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ai sonte u takua me përkrahësit e tij në Sllovi, të cilët ia konfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për zgjedhjet e kësaj jave.
“Sllovia është gati! Puna e angazhimi nuk ndalen deri në FITORE!”, tha Ahmeti.
