Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vapa përvëluese, problem mungesa e hapësirave të gjelbëruara, mjekët apelojnë për kujdes

GD
Gazeta Demos6 korrik 2026 në 20:01
Vapa përvëluese, problem mungesa e hapësirave të gjelbëruara, mjekët apelojnë për kujdes

Temperaturat e larta në vend vijnë edhe me pasoja në shëndetin e qytetarëve.

Por ato mund të parandalohen në qoftë se ndiqen këshillat nga profesionistët shëndetësorë.

Për të shmangur të vjellat e bakteret nëpër ushqime, mjeku familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Prishtinë, Rushit Ismajli, jep disa këshilla.

“T’i shmangin orët e mesditës, nga ora 10 deri në 4 pasdite. Nëse kanë aktivitete t’i bëjnë herët në mëngjes ose në orët e mbrëmjes. Është mirë të zgjohen në mëngjes me një energji pozitive dhe të shfrytëzojnë rrezet e diellit sepse edhe ato kanë efekt pozitiv në krijimin e vitaminës D. Të përdorin kremra me faktorë mbrojtës, të mos digjen në diell sepse djegia shkakton probleme shëndetësore në të ardhmen”, ka thënë Rushit Ismajli, mjek familjar.

Sipas Ismajlit, është e rëndësishme që në periudha të tilla të motit të nxehtë, të konsumohet sasi e konsiderueshme e ujit.

“Preferohet të merret sasi e mjaftueshme e lëngjeve, e kam fjalën për ujin e pastër. Në të njëjtën kohë temperaturat ndikojnë që të shumohen viruset, më e keqja të bëhen bakteriet të cilat e kontaminojnë ushqimin që më pas mund të shkaktojë të vjella dhe barkqitja. Të gjitha së bashku ndikojnë pak në shëndetin e pacientëve, por të gjitha janë të parandalueshme”, ka thënë Rushit Ismajli, mjek familjar.

Por, për shumë qytetarë që janë të detyruar të punojnë në terren apo të kryejnë obligime gjatë ditës, shmangia e vapës mbetet pothuajse e pamundur.

Në këto rrethana, rëndësi të veçantë marrin hapësirat e gjelbëruara, të cilat ofrojnë hije.

Por sipas profesorit të Arkitekturës, Binaj Beqaj, Kosova vazhdon të përballet me mungesë të planifikimit adekuat urban dhe numër të pamjaftueshëm të zonave të gjelbëruara funksionale.

“Njëri prej problemeve është planifikimi i mirëfilltë, tjetri problem është ndërtimi, respektimi i normave dhe standardeve, dhe tjetri problem është që edhe nëse kemi hapësira gjelbërimit, mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj tyre, në mënyrë që të jenë të shfrytëzueshme nga qytetarët. Nëse këto tri komponentë janë në vëmendjen e institucioneve përgjegjëse që merren me planifikim unë besoj që gjendja do të ishte më e përshtatshme”, ka thënë Binaj Beqaj, Profesor i Arkitekturës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në përditshmëri jep rekomandime për të reduktuar rrezikun nga temperaturat e nxehta, në mesin e tyre edhe qëndrimin në ambiente ku ka hije.

vapa

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë