Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, sapo është nisur me Air Force Two, në prag të bisedimeve mes delegacioneve të SHBA-së dhe Iranit në Pakistan.
“Presim me padurim negociatat”, ka thënë ai para se të hipte në avion, duke shtuar se SHBA-ja është e gatshme të “zgjasë dorën e hapur” nëse iranianët veprojnë “në mirëbesim”. Megjithatë, ai ka theksuar se nëse ata “përpiqen të na mashtrojnë”, SHBA-ja nuk do të jetë e gatshme të bashkëpunojë.
