Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone

GD
Gazeta Demos29 qershor 2026 në 23:25
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone

Disa qytete kanë barazuar ose thyer rekordet për numrin e ditëve radhazi me temperatura mbi 30°C

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën ka vendosur rekorde të reja jo vetëm për temperaturat e larta, por edhe për kohëzgjatjen e saj.

Sipas të dhënave të publikuara nga MeteoSwiss, stacionet meteorologjike në Cyrih (Fluntern), Schaffhausen, Delémont, Fribourg dhe Altdorf kanë barazuar rekordet historike për numrin e ditëve radhazi me temperatura mbi 30 gradë Celsius, ndërsa nëse temperaturat mbeten të larta edhe të hënën, këto rekorde do të thyhen, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, St. Gallen ka vendosur tashmë një rekord të ri, duke kaluar nga tre në pesë ditë radhazi me temperatura mbi 30°C – periudha më e gjatë e vapës e regjistruar ndonjëherë në këtë qytet.

Fundjava solli edhe temperatura rekord në nivel kombëtar. Në Basel/Binningen dhe Beznau u matën deri në 39°C, duke shënuar temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Zvicër gjatë muajit qershor.

Megjithatë, meteorologët parashikojnë se duke filluar nga kjo javë temperaturat do të bien ndjeshëm në shumicën e rajoneve, ndërsa reshjet dhe stuhitë pritet t’i japin fund valës ekstreme të të nxehtit që ka dominuar vendin gjatë javëve të fundit.

tempraturat e larta

Më shumë nga Lajme

  • 15:51Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret automjeti i fundosur në Ujman - Policia jep detaje
  • 15:37Aksident i tmerrshëm gjatë garave ilegale në Prishtinë
  • 15:30Katër shoferë të dehur kapen në Ferizaj, Policia ua ndalon vozitjen deri në 9 muaj
  • 15:06Arrestohet një i dyshuar për 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë
  • 14:50Kryeministri britanik – Kurtit: Mbështesim palëkundshëm Kosovën, respektojeni mandatin e Gjykatës Speciale