Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vajza e Tahir Sinanit shpërthen ndaj Taulant Ballës: Sot ma vrave për së dyti babën, kërko falje publike

GD
Gazeta Demos24 qershor 2026 në 18:44
Vajza e Tahir Sinanit shpërthen ndaj Taulant Ballës: Sot ma vrave për së dyti babën, kërko falje publike

Vajza e Heroit të Kombit, Tahir Sinani, ka reaguar ashpër pas publikimit të një letre nga Taulant Balla, në të cilën, sipas saj, përfshihet emri i babait të saj në një listë që i cilëson luftëtarët e UÇK-së si “mercenarë”.

Ajo e ka quajtur Ballën “mbetje të politikës shqiptare”, duke e akuzuar se ka përdhosur figurën dhe sakrificën e Tahir Sinanit.

“Sot ti ma vrave për së dyti babën. Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike. Nëse nuk e njeh ti Tahir Sinanin, e njeh gjithë shqiptaria”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj:

Sapo pashë letrën e publikuar nga Taulant Balla, kinse një listë me emrat e marcenarëve në UÇK, se kështu i quaka ai luftëtarët e lirisë. Një letër gjysmake, pa specifika, ku në krye qëndron emri i babait tim, Heroit të Kombit Tahir Sinani. Njeriu që sakrifikoi çdo gjë për çeshtjen kombëtare, çlirimtari i tre luftërave. Sot Taulant Balla, një mbetje e Politikës shqiptare, përdhos dhe fyen emrin dhe gjakun e babait tim.

TURP!!!!

Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht ti duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do jua thejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb.

Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike. E në qoftë se nuk e njeh ti Tahir Sinanin e njeh gjithë shqiptaria. Ai shkoi me lavdi po ti ça do lësh mbrapa?! Turp për ty!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Detyra juaj është të mbroni të drejtat e veteranve, të familjeve të dëshmorve dhe vlerave të luftës dhe jo të merreni me politikë nën petkun e UÇK-së nëpërmjet kësaj organizate. Përndryshe të shpërbëheni menjëherë si grup drejtues dhe të drejtohet nga persona që ja dinë vlerën luftes e gjakut të dëshmorve.

Pas gati 25 vitesh nga rënia dëshmor e babit të përjetosh këtë poshtërim është e rëndë!

tahir sinani

Më shumë nga Lajme

  • 14:55Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde
  • 14:42Hamza takon krerët e OVL-UÇK-së: Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë
  • 14:40Egzoni prek me fjalët për Laurentin: Mbetën në gjysmë momentet që do t'i jetonim bashkë
  • 14:21Bedri Hamza thërret qytetarët në protestën e 1 tetorit: “Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë”
  • 14:21Prishtina votoi Ndërmarrjen Komunale “Pastrimi”, Rama: Një kapitull i ri fillon sot