Ditën e sotme, deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka bërë një deklaratë skandaloze në profilin e saj në Facebook, ku mes tjerash ka shkruar ‘’O flaka me ju dal krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica!’’.
Kësaj deklarate i ka reaguar vajza e Sami Lushtakut e cila tha se kjo nuk është më kritikë politike, është fyerje ndaj njerëzve që kanë dhënë gjithçka për Kosovën.
“MJAFT MË ME URREJTJE E ME SHPIFJE.
Kjo që lexova nuk është më kritikë politike, është fyerje ndaj njerëzve që kanë dhënë gjithçka për Kosovën.
Nuk mund të hesht kur dikush, aq më tepër një deputete e zgjedhur dhe një nënë, përdor fjalë si “mahalla e Lushtakëve” me përçmim dhe guxon t’i krahasojë bijtë e Drenicës me Vuçiqin e Radojiçiqin.
Kjo është e ulët, e padrejtë dhe e papranueshme për çdo njeri që e njeh historinë e këtij vendi.
“Mahalla e Lushtakëve” nuk është thjeshtë një vend, është simbol i sakrificës, i rezistencës dhe i krenarisë sonë kombëtare.
Është lagjja që ka derdhur gjak për Kosovën, që ka mbijetuar burgje, tortura dhe përsekutime brez pas brezi.
Kush flet me përbuzje për të, po fyen një histori të tërë.
