Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vajza e qytetarit që u konfrontua me Pacollin: Ajo kur s’e ka problem me vjedh shtetin, s’e ka problem as me sulmu

GD
Gazeta Demos28 korrik 2025 në 08:41
Vajza e qytetarit që u konfrontua me Pacollin: Ajo kur s’e ka problem me vjedh shtetin, s’e ka problem as me sulmu

Agim Pllashniku, qytetari që u konfrontua të premten e kaluar me deputeten e LVV-së, Fitore Pacolli, ka bërë kallëzim penal ndaj saj.

Në dokumentin e siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, thuhet se kallëzimi penal është bërë për shkak se, “ më datën 25 korrik, 2025, pranë një kafeterie te Komuna e Prishtinës, këtu Fitore Pacolli dhe asistenti i saj sulmojnë fizikisht qytetarin këtu palën e dëmtuar Agim Plashniku, ku ngjarja ka rrjedhur në momentin kur Agim Plashniku pasi që i afrohet deputetes Fitore Pacolli në mënyrë të qetë dhe të kulturuar (video-incizimi), qytetari Agim Plashniku në gjet simbolik për të shprehur indinjatën me rrethanat politike të vendit dhe korrupsionin e madh që po mbretëron në vend, i afrohet deputetes dhe i thotë ‘a po ma paguan edhe mua faturën’”.

Ky konfrontim dhe kallëzim penal, ishin temë diskutimi në emisionin “Ora Shtatë”.

Vajza e Agimit, Sonila Pllashniku, dhe avokati i tij, Gent Gjini, ishin të ftuar për të debatuar rreth kësaj çështje.

“Nuk ka qenë e lehtë prej momentit kur u bë mediatike video, dhe kur u pa që Fitore Pacollit nuk po i shiten më rrenat e saja. Nuk ka qenë e lehtë për familjen, por ne jemi mësuar pak apo shumë, dhe e dimë se kjo qeveri, deputetët e VV-së, dhe në këtë rast Fitore Pacolli, kush janë e çka bëjnë. Përderisa Fitore Pacolli s’e ka problem me vjedh shtetin, ajo nuk e ka problem as me sulmu qytetarin, e as mandej me i bë përndjekje publike familjes së një qytetari, i cili thjesht kërkon llogari se çfarë është duke ndodhur me taksat e mija, dhe taksat e qytetarëve të tjerë”, u shpreh vajza e Agimit.

Ajo shton se Pacolli nuk ka bërë kërcënim të drejtpërdrejt, por sipas saj, deputetja e VV-së ka bërë thirrje të hapur të urrejtjes përmes shkrimeve të saja, si dhe shton se ka bërë thirrje që nënën e saj ta largojnë nga puna që e ushtron.

Nga ana tjetër, avokati Gjini thotë se klienti i tij është shtyrë me forcë nga Pacolli si dhe nga asistenti i saj.

Po ashtu, ai shton se Fitore Pacolli ka bërë denoncim të rrejshëm se kinse Agim Pllashniku ka pasur armë me vete.

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
  • 17:29KDI thirrje Kurtit të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi: Negociatat për president i vazhdoni pastaj
  • 17:27Gjini: Pushteti po e zvarrit qëllimisht procesin në Kuvend
  • 17:26MINTI dhe AUV nisin kontrollet në treg për produktet e qumështit, verifikohen etiketat dhe deklarimet
  • 17:24Ambasada e Italisë: Dialog dhe kompromis për tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë