Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vajza e komandantit të UÇK-së, Skënder Rexhahmetaj, kujton me mall të atin: Ti nuk mungon babi, je në çdo gjë që bëjmë me dashuri e ndershmëri

GD
Gazeta Demos20 tetor 2025 në 14:26
Vajza e komandantit të UÇK-së, Skënder Rexhahmetaj, kujton me mall të atin: Ti nuk mungon babi, je në çdo gjë që bëjmë me dashuri e ndershmëri

Me rastin e 13-të vjetorit të ndarjes nga jeta të komandantit të UÇK-së, Skënder Rexhahmetaj, vajza e tij, Leonora Rexhahmetaj, ka ndarë një dedikim prekës dhe të thellë emocional në kujtim të figurës së të atit.

Në një postim publik, Leonora shprehet se mungesa e babait të saj nuk është një boshllek, por një prani e heshtur që ndjehet përditë në jetën e familjes. Ajo shkruan me ndjeshmëri se kujtimi i tij është burim frymëzimi dhe forcë për të ecur përpara me dinjitet.

“Mungesa jote nuk është boshllek, është një prani e qetë që ndihet në heshtje, në gjeste, në mënyrën si përpiqemi të jemi njerëz më të mirë çdo ditë,” – shkruan Leonora në mesazhin e saj.

Ajo përmend se familja ka mësuar të ecë përpara me mungesën e tij, por gjithmonë duke e ndjerë praninë e tij në çdo hap të rëndësishëm të jetës.

“Ti nuk mungon, babi. Ti je në çdo gjë që bëjmë me dashuri, përkushtim dhe ndershmëri. Dhe kjo është mënyra jonë për të të mbajtur gjallë,” përfundon ajo.

Shkrimi i plotë:

Babi i dashur, Ka kaluar një tjetër vit, dhe përsëri kjo ditë na ndal për pak. Jo per të rikthyer dhimbjen, por per te kujtuar jetën tënde që ende ndriçon tonen. Mungesa jote nuk eshte boshllek është një prani e qetë që ndihet në heshtje, në gjeste, në mënyrën si perpiqemi të jemi njerëz më të mirë çdo ditë. Ende të kerkojmë ne çdo moment gezimi, sikur ta ndanim me ty, dhe në çdo vështirësi, sikur të dëgjonim zërin tënd të na qetesonte. Kemi mësuar të ecim me mungesën tënde si pjesë të natyrshme të jetës. Nuk ka më fjalë të pathëna, vetëm mirënjohje për atë që na le. Të kujtojmë me mall, por edhe me mirënjohje. Ti na le trashëgiminë më të vlefshme, dashurinë për familjen, respektin për njerëzit, dhe bindjen se njeriu matet me veprat e tij, jo me fjalet. Ti nuk mungon, babi. Ti je ne çdo gjë qe bejme me dashuri, perkushtim e ndershmeri. Dhe kjo eshtë mënyra jonë per të të mbajtur gjallë.

Më shumë nga Lajme

  • 20:57Vdes në moshë të re qytetari nga Rahoveci
  • 20:52Bahtiri nervozohet me PDK-në për organizimet rreth gjyqit të Hagës, u kërkon “të kthehen në tavolinë” me Kurtin
  • 20:50U zotuan të dalin me ’emra konkretë, në takimin e radhës’: Pesë ditë asgjë të re nga Kurti e Abdixhiku
  • 20:42Igball Jashari: Ata që e fyen Bacë Rifatin nuk janë njerëz
  • 20:31Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh