Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vajza e Calit, Buna: Çlirimtarë, ju presim – dëshmorë, lavdi

GD
Gazeta Demos12 shtator 2026 në 15:11
Vajza e Calit, Buna: Çlirimtarë, ju presim – dëshmorë, lavdi

Buna Mustafa, vajza e Sali Mustafës – Calit në fjalën e mbajtur në Marshin për liri kërkuar që të zbardhet e vërteta.

“Ditët po kalojnë, vitet po ndërrohen, mendjet po kthjellohen, por edhe e vërteta çdo ditë e më shumë po ndriçohet, se UÇK nuk ka qenë rastësi, por domosdoshmëri historike”, tha Buna, teksa u përfshi nga emocionet.

Tutje, ajo vazhdoi me fjalën e saj, duke thënë se UÇK-ja nuk terrorizoi asnjë civil, nuk dhunoi e as abuzoi me asnjë grua a fëmijë të përkatësisë tjetër.

“Prandaj, nderoi emblemën e vet. Përkundër regjimit fashist serb që na i shkaktoi mbi 13 mijë viktima civile, na i vrau e na i masakroi 1 mijë e 400 fëmijë, dhunoi dhe abuzoi seksualisht me 20 mijë nëna e motra tona. I zhdukur 1500 bashkëqytetarë, dhimbjen e të cilëve familjet e tyre nuk arritën të shuajnë kurrë. Kreu 400 masakra rrethekënd Kosovës. Krijuan varreza masive të shqiptarëve, që edhe sot po zbulohen”.

“Andaj, hendeku është aq i madh, sa që drejtësia e vërtetë nuk mund të barazojë kurrë ushtarët çlirimtarë me xhelatët serbë. Nuk mund të barazojë kurrë ata që sollën lirinë, me ata që kryen gjenocid. Para drejtësisë së vërtetë do të jemi gjithmonë të pastër, dhe shpirti i bardhë i ushtarëve tanë do të mbetet përgjithmonë i padiskutueshëm”.

“Të hedhësh në pazaret e Evropës luftën tonë për interesa të ulëta apo për qërime hesapesh mes individëve apo grupeve të interesit, është si të luash dorën e djallit. Kjo do të thotë që ata po mundohen të godasin themelet e lirisë sonë, duke i kryqëzuar ushtarët tanë të lirisë. Por, çlirimtarët tanë e dinin më së miri se çfarë është jeta dhe liria. Ata ishin të gatshëm të vdisnin për të, dhe disa edhe vdiqën që ne, të gjallët, që jemi sot këtu, të jetojmë me respekt dhe dinjitet, dhe jo kokëulur, me nënshtrim e me frikë”, u shpreh Buna Mustafa.

“Çlirimtarët si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetës Shala e Salih Mustafa, ishin njerëzit e duhur në momentin e duhur, në një histori qinvjeçare të përpjekjeve për autonomi, ishin ata që sollën lirinë. Fjalimin tim dua ta përmbyll me thënien e babait tim: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e domosdoshme dhe e pashmangshme”.

“Çlirimtarë, ju presim. Dëshmorë, lavdi”, përmbylli fjalën e saj e bija e komandant Calit.

vajzacalitbuna

Më shumë nga Lajme

  • 15:42Balla nga Marshi: Populli i Kosovës i shpall ish-krerët e UÇK-së të pafajshëm
  • 15:38Reagon Qeveria: Mirënjohje për mijëra qytetarë pjesëmarrës në “Marshin për Liri”, vlerësojmë organizmin dhe sjelljen paqësore e paraqitjen dinjitoze
  • 15:36Avdullah Hoti publikon fotografi nga Marshi: Liria nuk u fal, u fitua me sakrificë
  • 15:35Haradinaj: Sot marshuam për Liri si dikur maleve të Kosovës!
  • 15:34Edi Rama publikon një video pas përfundimit të Marshit për UÇK’në: Liria ka emër