KFOR ka njoftuar se ushtarë moldavë që janë pjesë e këtij misioni kanë zhvilluar patrullime në komunën e Gjakovës.
Nga KFOR është potencuar se aktivitete të tilla, të kryera rregullisht, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet, dhe po ashtu, dëshmojnë angazhimin e KFOR-it për të garantuar paqe dhe siguri afatgjate.
“Ushtarë moldavë të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, zhvilluan një patrullim në komunën e Gjakovës. Aktivitete të tilla, të kryera rregullisht, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W dhe dëshmojnë angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të garantuar paqe dhe siguri afatgjatë për të gjithë banorët e Kosovës. KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt e të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe paanshmërisht.”, ka njoftuar KFOR.
Njoftimi thotë tutje se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si reagues të sigurisë.