Ushtarët amerikanë të KFOR’it kanë zhvilluar një trajnim të specializuar për të përmirësuar aftësinë e tyre për të zbuluar, gjurmuar dhe neutralizuar dronët.
Krahas fotografive të publikuara, KFOR ka shpjeguar edhe si funksionon sistemi për gjurmimin dhe rrëzimin e dronëve.
“Sistemi pengon frekuencën e kontrollit të dronit, duke e detyruar atë të kthehet te operatori i tij, dhe gjithashtu mund të ndërhyjë në sinjalet GPS/GNSS, duke bërë që droni të qëndrojë pezull, të ulet ose të rrëzohet”, theksohet në njoftim.
