Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Uran Ismaili me numrin e pestë të gazetës javore: Zgjidhjet për betonin dhe 5 lagjet e Prishtinës

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 13:53
Uran Ismaili me numrin e pestë të gazetës javore: Zgjidhjet për betonin dhe 5 lagjet e Prishtinës

Sot është shpërndarë numri i pestë i gazetës javore Koha për Prishtinën, nismë e kandidatit për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili. Për dallim nga numrat e kaluar, ky edicion ka tetë faqe dhe sjell një përmbajtje më të zgjeruar për sfidat dhe zgjidhjet konkrete për Prishtinën.

Titulli kryesor i këtij numri është “Prishtina e njerëzve, jo e betonit”, ku trajtohet problemi i ndërtimeve pa plan që kanë ngulfatur qytetin, si dhe zgjidhja e propozuar nga Ismaili për ta kthyer hapësirën publike në funksion të komunitetit.

Në faqen e dytë, me titullin “Prishtina në krizë urbane”, analizohet fakti se mbi 60% e banesave në kryeqytet janë objekte të vjetruara, ndërsa infrastruktura publike vazhdon të degradojë. Në këtë kuadër të kësaj ofrohen zgjidhjet për rikthimin e jetës urbane funksionale në kryeqytet.

Faqet në vijim përmbajnë planet konkrete për disa prej lagjeve kryesore dhe fshatrave të Prishtinës: Dardania, Hajvalia, Bregu i Diellit, Bardhoshi dhe Kodra e Trimave.

Në këtë numër gjendet edhe një editorial i shkruar nga aktivistja për të drejtat e njeriut Adelina Toplica Badivuku, në formën e një letre drejtuar Uran Ismailit, ku ndan përvojën dhe pritjet e saj për ndryshimet e nevojshme në kryeqytet.

Faqja e fundit përmban rubrikat tradicionale të gazetës: fjalëkryqin, karikaturën dhe seksionin “Renderat e harruar”, duke ruajtur frymën e një gazete klasike.

Numrin e plotë të gazetës mund ta lexoni këtu: https://kohaperprishtinen.com/wp-content/uploads/2025/09/gazeta-javore-5.pdf

Më shumë nga Lajme

  • 15:55Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, nis procedurat për kompensimin e viktimave
  • 15:45Gjyqtari Smith merr vendim të ri, nisin procedurat për kompensimin e viktimave
  • 15:28Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë pas aktgjykimit në Hagë: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën
  • 15:21Dënimi i ish-krerëve, djali i ish-ushtarit të UÇK-së: Jo në emër tim, as të babait tim me 9 plagë në trup dhe 34 copa nga minahedhësi serb
  • 15:21Dënimi i ish-krerëve, djali i ish-ushtarit të UÇK-së: Jo në emër tim, as të babait tim me 9 plagë në trup dhe 34 copa nga minahedhësi serb