Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Uran Ismaili: Albin Kurti nuk duhet të ketë frikë të përballet në debat me Bedri Hamzën

GD
Gazeta Demos18 maj 2026 në 21:30
Uran Ismaili: Albin Kurti nuk duhet të ketë frikë të përballet në debat me Bedri Hamzën

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duhet të përballet në debat me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

“E mira do të ishte që zoti Kurti të mos frikësohet të dalë në debat me Bedri Hamzën. Le të dalë në debat dhe të mos mbyllet pas deputetëve të vet, të cilët duartrokasin çdo gjë që ai thotë”, u shpreh Ismaili.

Ai foli edhe për përvojën e tij pas rikthimit në Kuvend, duke komentuar mënyrën e funksionimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas rikthimit tim në parlament pas katër vitesh, kam parë se aty gjithçka ka, por demokraci jo. I njëjti mentalitet tani po tentohet të bartet edhe në shoqëri, ku vazhdimisht tentohet të nxihen pozitat e tjera”, tha ai.

Sipas Ismailit, nëse Kurti ka vetëbesimin dhe gatishmërinë për t’u përballur me kundërshtarët politikë, atëherë duhet të jetë i gatshëm të marrë pjesë edhe në debate publike.

“Nëse ka kaq shumë vetëbesim dhe mendon se është i gatshëm të përballet me këdo, atëherë duhet të dalë në debate”, shtoi ai.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:41“UÇK simboli që na bashkon”, Endriti emocionohet nga performanca e Yllit
  • 23:40Nesër, sërish protestë për çlirimtarët
  • 23:25Policia, për protestën: Jemi detyruar të ndërmarrim masa shtesë, ka pasur defilime me automjete dhe vozitje të rrezikshme
  • 23:25Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
  • 23:13Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale