Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Uragani i fitores në Lipjan, entuziazëm i madh mes mijëra qytetarëve në tubimin qendror të LDK-së

GD
Gazeta Demos6 tetor 2025 në 22:08
Uragani i fitores në Lipjan, entuziazëm i madh mes mijëra qytetarëve në tubimin qendror të LDK-së

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, me pjesëmarrje masive të qytetarëve, Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti sonte tubimin qendror në kuadër të fushatës se zgjedhjeve lokale.

Kandidati aktual, i cili kandidon edhe për një mandat në Lipjan, Imri Ahmeti vlerësoi se projektet e realizuara për këto katër vjet qeverisëse, kanë transformuar çdo lagje e çdo fshat, duke përmirësuar jetën e qytetarëve dhe duke ndërtuar një Lipjan më të zhvilluar.

“Lipjani uragani i fitores. Sonte Lipjani është zemra që rreh më fort se kurrë, dhe ky tubim madhështor është vula e fitores, sepse bashkë kemi ndërtuar, bashkë kemi zhvilluar dhe bashkë do të vazhdojmë të ecim përpara.

Entuziazmi i jashtëzakonshëm dëshmon qartë se kemi punuar me transparencë dhe përgjegjësi, dhe me projekte që kanë transformuar çdo lagje e çdo fshat të Lipjanit. Sot secili prej tyre qëndron më mirë se dikur, dhe kjo është garancia e fitores sonë të padiskutueshme, tha ai.

LDK-ja në Lipjan e vlerësoi këtë përkrahje si garanci të fitores së padiskutueshme, duke theksuar se qytetarët kanë zgjedhur të ardhmen dhe punën konkrete, e jo propagandën.

“Ky uragan i fitores është për vazhdimin e punës së ndershme, për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për Lipjanin që të gjithë e duam. Me punë, jo me fjalë, kemi dëshmuar se Lipjani ecën përpara.

Lipjani ka zgjedhur të ardhmen, jo të kaluarën. Ka zgjedhur punën, jo propagandën. Lipjani ishte, është dhe do të mbetet bastioni i fitores së LDK-së! Faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!”, përfundoi Ahmeti.

Më shumë nga Lajme

  • 14:15“Kurti n’burg”, një mërgimtar me kërkesë në Kuvend, ia heqin nga duart pankartën
  • 13:54Haxhiu: Një herë thanë mos thirrni seancë se ka kaluar afati, tash po thonë thirreni – s’po i kuptoj
  • 13:44Deliu Kodra: PDK do jetë përditë në Kuvend
  • 13:41Berisha – Lushtakut: Mos fol me ta, e ka qu Mihali me të qit keq ty
  • 13:28Reagon Hamza: Kuvendi duhet të konstituohet menjëherë, nuk është pronë e Kurtit dhe Vetëvendosjes