Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Unë shkova në Polici, ai e kish sulmu motrën”, flet vëllau i gruas që u sulmua me sëpatë dje në Lipjan

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2025 në 09:05
“Unë shkova në Polici, ai e kish sulmu motrën”, flet vëllau i gruas që u sulmua me sëpatë dje në Lipjan

Në oborrin e shtëpise dyshohet që K.E, sulmoi ish -gruan e tij në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit mëgjesin e së hënës.

Ani pse gruaja e kishte një urdhër mbrojtje që e ndalonte të dyshuarin t’i afrohej viktimës, ai arriti të depërtonte tek shtëpia ku ish-gruaja e tij jetonte.

Aty, me një sëpatë, dyshohet që iu vërsul viktimës S.A.

E më të keqen e ndalën fiqnjët, të cilët intervenuan në dhënien e ndihmës së parë.

Derisa, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes, por i njëjti përfundoi në pranga të policisë pasditen e së hënës.

Se si nisi e gjithë ngjarja ku mbeti e plagosur S.A, tregoi për tëvë1, vëllau i viktimës në kushte anonimiteti.

Ai tha se ish-bashkëshorti i motrës së tij në mbrëmjen e së dielës, ishte tek dyert e oborrit të viktimës S.A. Andaj në orët e para të së hënës kishin kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës.

“Në mëngjes, nga gjysmë në tetë, e pashë në Gadime dhe e raportova policinë që ai është këndej. Ata thanë: “Nuk kemi asnjë njësit të lirë për me ardh në Gadime, po hajde raporto rastin.”Dej shkova unë atje e raportova rastin, i thashë: “Thirrni, kontaktoni, se ai po sillet.” Njëri polic tha: “Ne nuk mundem me ndal se nuk e ka ndalu me ardh këtu, po e ka afërsinë 100 metra sa është me ligj.” Edhe unë, tu ardh se mu me vyke edhe një dëshmi se ai ish kon natën te dyert dhe e kish bo një foto, ja kish qu vellaut, po vëllau nuk ish këtu, ish në punë. Ata më thanë duhet me marr telefonin e vëllaut, me nxjerr foton dhe me dit prej cilit numër ka ardh, sakt, ku ne, sa ora u regjistru. Une tu dasht me shku te vëllau, veç kur më ka thirr motra ka qenë 08:40, qashtu diçka, se e ka sulmu. P”, ka thënë vëllau i viktimës.

Televizioni kontaktoi komandantin e stacionit policor në Lipjan, Brahim Shatrolli i cili mohoi këto pretendime.

Kurse Prokuroria Themelore e Prishtinës, bëri të ditur që rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Ju njoftojmë, se po dyshohet se një burrë ka sulmuar bashkëshorten e tij me sëpatë. Ngjarja është duke u cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, sipas nenit 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pas zhvillimeve hetimore në mënyrë intensive është arrestuar i dyshuari K.E., rreth orës 12:30 për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, ka njoftuar Shala

E gjendja e viktimës sipas Drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, është stabile.

“Gjendje stabile është për momentin, është duke u trajtuar në Qendrën e Emergjencës ende”, është shprehur Syla.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës, duke theksuar që ky rast tregon edhe një herë se mungesa e zbatimit të plotë të Urdhrave për Mbrojtje vazhdon të rrezikojë jetën e grave në Kosovë, duke dështuar t’i ofrojë mbrojtjen që ligjërisht u takon.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por deri në momentin e publikimit të kronikës, nuk ka marrë përgjigje.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 13:26Akuzat e VV-së për transfere bankare në Britani, deklarohet Përparim Rama
  • 13:21Tragjedi në familjen shqiptare në ShBA: Tre fëmijë vdesin nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre
  • 13:15ILMI RAMADANI – NJERIU QË LIGJËRONTE ME HESHTJE
  • 12:57Kosova renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të internetit për TV e video online në Ballkan
  • 12:44Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit