Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ulqin: Kosovari dënohet me 14 muaj burgim për zjarrin që shkaktoi vjet në një objekt

GD
Gazeta Demos5 qershor 2026 në 21:10
Ulqin: Kosovari dënohet me 14 muaj burgim për zjarrin që shkaktoi vjet në një objekt

Një 41-vjeçar nga Prizreni, është dënuar nga Gjykata Themelore në Ulqin me një vit e dy muaj burgim për shkaktimin e një zjarri në rrugën “Solanski”, në Ulqin, më 26 qershor të vitit të kaluar, kur zjarri përfshiu objektet afariste të kompanisë “Agris”.

Ai kishte hedhur bishtin e cigares, çka kishte shkaktuar zjarr masiv në objektin afarist.

“Gjykata Themelore në Ulqin ka nxjerrë aktgjykim me të cilin i pandehuri H.L. (41-vjeç) nga Prizreni (R. e Kosovës) është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit e dy muaj burgim për veprën penale të veprave të rënda kundër sigurisë publike, sipas nenit 338, paragrafi 3, në lidhje me nenin 327, paragrafi 5 të Kodit Penal të Malit të Zi. Me të njëjtin aktgjykim, i pandehuri obligohet t’ua kompensojë të dëmtuarve dëmin e shkaktuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ulqin, raporton “Vijesti”

Tutje, theksohet se palët kanë të drejtë ankese kundër aktgjykimit të lartpërmendur brenda tetë ditësh nga dita e pranimit të kopjes me shkrim të aktgjykimit.

Në aktakuzë, i pandehuri ngarkohet se ka shkaktuar zjarr në Ulqin duke hedhur një bisht cigareje, gjë që ka shkaktuar dëm të madh material.

Gjatë caktimit të dënimit, Gjykata tha se ka marrë parasysh të gjitha rrethanat e përcaktuara në nenin 42 të Kodit Penal të Malit të Zi.

Si rrethana lehtësuese, gjykata ka vlerësuar gjendjen personale dhe familjare të të pandehurit, përkatësisht faktin se ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur, si dhe faktin se nuk ka qenë i dënuar më parë.

Si rrethanë rënduese, gjykata thotë se ka marrë parasysh faktin se dëmi i shkaktuar është shumëfish më i madh se shuma e nevojshme për ekzistimin e kësaj vepre penale.

ulqin

Më shumë nga Lajme

  • 13:42Maratona “Prishtina 2026”, nesër bllokohen disa rrugë, policia tregon alternativat që mund të përdoren
  • 13:36Kundër verdiktit në Hagë, sonte protestohet edhe në Shtime
  • 13:29Lushtaku i përgjigjet Faton Pecit: Pse heshtni për raportimet për Lulin e Mitrovicës?
  • 13:05I arrestuari për kërcënim ndaj Gërvallës, raportohet të jetë djali i dëshmorit
  • 13:04Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?