Historiani Sylë Ukshini, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka bërë deklarata të gjera lidhur me narrativën historike dhe politike serbe, duke e vendosur në qendër të analizës së tij mitin e viktimizimit dhe përdorimin e tij në politikën rajonale. Ai tha se sipas tij, në gjithë historiografinë dhe diskursin politik serb ka dominuar vazhdimisht narrativa e viktimës.
“Unë mendoj që në krejt historiografinë serbe dhe në narrativën e politikës serbe, elitës serbe, gjithëherë në epiqendër ka qenë narrativa e viktimës dhe shumë interesante edhe miti i Kosovës kur është ndërtuar në fund të shekullit XIX kur kanë filluar me u kriju shtetet e Ballkanit është piknisja ka qenë viktimizimi,” u shpreh Ukshini.
Ai shtoi se ky viktimizim, sipas tij, është shndërruar në një lloj doktrine politike.
Duke folur për rolin historik të serbëve në rajon, Ukshini tha se burime të ndryshme dhe studiues perëndimorë e paraqesin një realitet tjetër nga narrativat e zakonshme.
