Analisti politik Visar Ymeri e ka quajtur si veprim te kundërligjshëm, marrëveshjes e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligji për të Huajt me masa shtesë.
Reagimi i tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti, pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, njoftoi për lehtësira të përkohshme në zbatimin e ligjit, përfshirë njohjen e dokumenteve dhe pajisjen me leje qëndrimi për pjesëtarë të komunitetit serb.
Sipas Ymerit, çdo ndryshim në zbatimin e ligjeve, përfshirë edhe shtyrjen e afateve apo masat e përkohshme, mund të bëhet vetëm nga Kuvendi i Kosovës.
“Problemi i parë që shoh unë, njohja e këtyre dokumenteve. Kur e ke një ligj të miratuar në Kuvend siç është Ligji për të Huajt, Ligji për Automjete, ligjet tjera, ndryshimet eventuale qofshin edhe të përkohshme, siç është shtyerja e afateve, mund të bëhen vetëm nga Kuvendi. Kuvendi e miraton dhe Kuvendi mund me amandamentu. Nuk ka drejt asnjë institucion në Kosovë. Ky është vendim i paligjshëm, nuk ka drejtë asnjë insittucion në Kosovë, prej presidentit e teposht që ka drejtë me vendos për suspendim të zbatimit ligjit për një kohë të caktuar”, ka theksuar ai në “VV Show”.
Ymeri ka vlerësuar se vendimi për njohjen e dokumenteve dhe zbatimin selektiv të ligjit për një kategori të popullsisë përbën shkelje të rendit ligjor dhe nuk lidhet me çështje etnike, por me respektimin e ligjit.
