Takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, këtë vit do të organizohet të hënën në Durrës – nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.“Përveç çështjes së perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, takimi do të fokusohet edhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal”, njoftuan organizatorët.
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të takohen të hënën në Durrës, Shqipëri, në samitin e Iniciativës Brdo-Brioni, dhe tema kryesore do të jetë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, me një fokus të veçantë në Planin e Rritjes së rajonit.Procesi Brdo-Brioni është një iniciativë e përbashkët slloveno-kroate e nisur në vitin 2013, dhe anëtarët e saj janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Samiti në Durrës organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataaa Pirc Musar dhe Zoran Milanovic, dhe drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.Në takimin në Shqipëri, është konfirmuar pjesëmarrja e presidentit të Malit të Zi Jakov Milatovic, anëtarëve të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zeljka Cvijanovic, Denis Becirovic dhe Zeljko Komsic, presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic.
Iniciativa Brdo-Brijuni synon të nxisë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt BE-së.Në samitin e Durrësit, Sllovenia do të theksojë edhe një herë se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është mjeti më efektiv gjeopolitik për të siguruar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon.
