Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“UÇK-ja nuk ishte e përfshirë në aktivitete terroriste” – Eliot Engel e kishte mbrojtur Thaçin, duke cituar raportin e CIA-s për UÇK-në

GD
Gazeta Demos11 prill 2026 në 19:07
“UÇK-ja nuk ishte e përfshirë në aktivitete terroriste” – Eliot Engel e kishte mbrojtur Thaçin, duke cituar raportin e CIA-s për UÇK-në

Ish-kongresmeni i SHBA-së, Elliot Engel, i cili shërbeu 16 mandate në Kongres dhe përfaqësoi një pjesë të Westchester-it dhe Bronx-it, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai njihet si një nga politikanët amerikanë që ka mbrojtur vazhdimisht kauzën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Para disa vitesh, ai kishte mbrojtur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte akuzuar në mënyrë të rreme nga gazetari Chuck Sudetic.

Gazetari Chuck Sudetic kishte akuzuar krerët e UÇK-së, më saktësisht Hashim Thaçin, për përfshirje në aktivitete ilegale, siç është kontrabanda me drogë.

Ndaj këtij shkrimi kishte reaguar kongresmeni Eliot Engel, i cili kishte cituar raportin e CIA-s, që hidhte poshtë pohimet se UÇK-ja ishte financuar me fonde që e kishin origjinën nga kontrabanda me drogë.

CIA kishte raportuar para komitetit të Kongresit Amerikan me kërkesë të kongresmenit Engel.

“ Lidershipi i UÇK-së nuk duket të jetë angazhuar në operacione të narkotikëve për të mbështetur aktivitetet e saj gjatë luftës …”, thuhet në raport.

Por, a ishte e përfshirë UÇK-ja në aktivitete terroriste sipas CIA-s?

“ UÇK-ja nuk ishte e përfshirë në aktivitete terroriste – të definuara si dhunë e paramenduar dhe politikisht e motivuar kundër shënjestrave civile ”, thuhet në raportin e CIA-s.

Po ashtu, aty përmendet edhe se si liderët e UÇK-së ishin pro-amerikanë, shkruan Demokracia.com.

“Ish-liderët e UÇK-së e shihnin pozitivisht SHBA-në si forcë nxitëse për fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave të sigurisë serbe në pranverën e kaluar.”

Hashim Thaci

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
  • 23:36Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
  • 22:59Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg: Do t’i takojë edhe të tjerët
  • 22:50Ngjarje e rëndë në Athinë: Plagoset 36 vjeçari shqiptar, vrapoi i gjakosur 150 metra për t’i shpëtuar plumbave
  • 22:48Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve