Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“U sulmova tmerrshëm”, Paçarizi flet për komentet pas deklaratës se mërgimtarët marrin shtesa për fëmijë

GD
Gazeta Demos27 janar 2026 në 23:10
“U sulmova tmerrshëm”, Paçarizi flet për komentet pas deklaratës se mërgimtarët marrin shtesa për fëmijë

Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte ka folur në lidhje me komentet që ka marrë pas deklaratës se mërgimtarët marrin shtesa për fëmijë.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se është sulmuar në mënyrën më të tmerrshme pas kësaj deklarate.

“Është pjesë problematike e qytetarëve të Kosovës të cilët nuk duan të shohin, nuk e duan të vërtetën. Në Kosovë ka problem me të vërtetën. Për shembull, kur në një prej emisioneve këtu, unë e kam përmendur që fëmijët e mërgimtarëve marrin shtesa të fëmijëve, ndonëse nuk janë banorë rezidentë të Kosovës, mua më kanë sulmuar në mënyrën më të tmerrshme të mundshme”, tha ai.

Paçarizi në lidhje me ata komentues, u shpreh se kanë problem me të vërtetën.

“Komentet ishin me fjalët më të pisëta të mundshme, “Qysh ti po thu që në i marrim shtesat e fëmijëve. Ani çka që i marrim”. Do të thotë e pohojshin atë që kam thënë, por pse unë ti po e thua. Ky popull ka problem me të vërtetën, ky popull nuk e lyp të vërtetën”, tha ai

shtesat

Më shumë nga Lajme

  • 18:15Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
  • 18:08Theu xhamin e supermarketit dhe vodhi kasën me para, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
  • 18:06“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 18:03Labinot Rexha proteston në Gjenevë me familjen: “Zëri ynë nuk do të heshtë”
  • 18:00Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’