Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U shpall ‘non grata’ nga Shqipëria, reagon Hoxha: Kam qenë pjesë e luftës në Kosovë!

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 16:58
U shpall ‘non grata’ nga Shqipëria, reagon Hoxha: Kam qenë pjesë e luftës në Kosovë!

Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar, konkretisht dy persona nga Maqedonia e Veriut, Valon Belja dhe Bekir Halimi.

Ky i fundit, i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka sqaruar të gjithë situatën, duke u shprehur se informacionin për ‘non gratan’ nuk e ka të verifikuar zyrtarisht dhe pret ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Halimi shton gjithashtu se është në pritje të nënshtetësisë shqiptare, por deri atëherë ai sqaron se i nënshtohet vetëm ligjeve të shtetit të tij.

“Fillimisht, dua t’ju informoj se këtë informacion nuk e kam të verifikuar zyrtarisht dhe se do ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Aktiviteti i fundit që kam zhvilluar në Shqipëri ka qenë një bashkëpunim me Qarkun e Shkodrës, në kuadër të kësaj qeverie, për një aktivitet promovues të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për shkak të kontributit, meritave dhe ndikimit tonë në këtë projekt, presim që së shpejti të na jepet shtetësia shqiptare. Deri atëherë, unë jam subjekt vetëm i ligjeve të shtetit tim dhe, për këtë arsye, këtë çështje fillimisht po e shqyrtoj në komunikim me Ambasadën tonë në Tiranë.

Gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime nuk kam pasur dhe as nuk kam qenë i afiluar me ndonjë organizatë apo organizim, qoftë kombëtar apo ndërkombëtar. Kjo ka qenë një zgjedhje e vetëdijshme, pasi kam dashur që angazhimi im i vetëm të mbetet pjesëmarrja ime në dy luftërat çlirimtare të UÇK-së, në Kosovë dhe në Maqedoni, gjatë viteve 1998–2001.

Gjithmonë kam qenë pjesë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, e cila është institucioni im i vetëm përfaqësues. Brenda saj kam kryer dhe vazhdoj të kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e mia, si besimtar dhe si hoxhë.

Do të vazhdoj ta kryej detyrën time si hoxhë, ashtu siç kanë vepruar të gjithë pejgamberët, duke i thirrur njerëzit në teuhid (monoteizëm) dhe duke i kundërshtuar të gjitha dukuritë negative që sjellin pasoja të rënda për individin dhe shoqërinë. Pikërisht nga dashuria dhe kujdesi që kemi për popullin tonë, do të vazhdojmë gjithmonë ta ngremë zërin në këtë drejtim, duke e konsideruar këtë një obligim fetar, moral dhe shoqëror” ka thënë ai.

qenëgratahoxha

Të ngjashme

Shqipëria shpall “non grata” edhe dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria shpall “non grata” edhe dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

13:20
Pas Hudutit, Shqipëria shpall “non grata” edhe dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Pas Hudutit, Shqipëria shpall “non grata” edhe dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

09:53
Nga “ankesa” që s’performoi Dua Lipa te kërkesat për të gjetur të dashur, vizitorët flasin përr Sunny Hill

Nga “ankesa” që s’performoi Dua Lipa te kërkesat për të gjetur të dashur, vizitorët flasin përr Sunny Hill

20:42

Më shumë nga Lajme

  • 18:04Pasi u regjistrua si deputet, flet Musliu: Do të mundohem t'ia jap hakun këtij amaneti
  • 17:42KEDS njofton për punime në rrjet, këto zona mund të mbesin pa rrymë dy ditët në vijim
  • 17:35Rama nis pushimet në jug të vendit
  • 17:30LBK: Mos i kërcënoni prodhuesit vendorë – Mjaft më me qasje që dëmtojnë besimin ndaj prodhuesve tanë
  • 17:28Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës