Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet për largimin e mundshëm të Bedri Hamzës nga drejtimi i partisë.
Në përgjigjen e saj, PDK-ja ka theksuar se kryetari Bedri Hamza e ka bërë publike më herët se, kurdo që të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë për këtë pozitë.
“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më.
Në këtë fazë, PDK-ja është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit.
Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, thuhet në njoftim.